Konventë mbi ndalimin e përdorimit, të magazinimit, prodhimit dhe transferimit teë minave anti-njeri (manj) si dhe asgjësimin e tyre.
Jump to articles:
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
Translation by Anila Alibali (Landmine Monitor Researcher Albania) / Burimi: Znj. Anila Alibali, Hulumtuese-Monitoring i minave, Shaipëri
Hyrje
Shtetet Palë,
TE VENDOSUR per t’u dhene fund pasojave dhe fatkeqësive te shkaktuara nga MANJ , që vrasin ose gjymtojne qindra njerez çdo jave, shumica civile te pambrojtur dhe te pafajshem, ne menyre te veçante femije, bllokojne zhvillimin ekonomik dhe rindertimin, pengojne riatdhesimin e refugjateve dhe kane edhe pasoja te tjera shume vjet pas konflikteve,
DUKE BESUAR tek domosdoshmeria per te bere çdo gje te mundur per te kontribuar ne menyre te efektshme dhe te kordinuar, per te perballuar sfiden e heqjes se MANJ te vendosura kudo neper bote dhe per te garantuar asgjësimin e tyre,
DUKE URUAR per te bere çdo gje te mundur ne sigurimin e asistences per kujdesin dhe rehabilitimin, duke perfshire integrimin social dhe ekonomik te viktimave te minave,
DUKE PRANUAR qe nje ndalim total i MANJ do te jete nje mase shume e rendesishme mirebesimi,
DUKE PERGEZUAR miratimin e Protokollit mbi ndalimin ose kufizimin e përdorimit të minave, minave-kurth dhe mekanizmave të tjerë, siç ka qenë ndryshuar më 3 maj 1996, aneksuar Konventës mbi Ndalimin ose Kufizimin e Përdorimit të disa Armëve Klasike të cilat mund të konsiderohen si shkaktare të efekteve traumatike shumë të renda ose si demtuese pa dallim, dhe duke u bërë thirrje të gjithë shteteve që nuk e kane bërë akoma, ta ratifikojnë në afatet më të shkurtra,
DUKE PERGEZUAR gjithasht miratimin, më 10 dhjetor 1996, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, të Rezolutës 51/45S që porosit të gjitha shtetet që të synojne fuqimisht ne një marrëveshje ndërkombëtare efikase dhe juridikisht të detyrueshme për të ndaluar përdorimin, grumbullimin, prodhimin dhe transferimin e minave tokësore antinjeri,
DUKE PERGEZUAR së tepermi masat e ndalimit, të kufizimit dhe të caktimit të afateve, të vendosura në mënyrë të njëanshme apo të shumëanshme gjatë viteve të fundit në lidhje me përdorimin, grumbullimin, prodhimin dhe transferimin e minave antinjeri,
DUKE THEKSUAR rolin e ndërgjegjes publike në ecurinë e parimeve humanitare siç e dëshmon thirrja për një ndalim të përgjithshëm të minave antinjeri dhe duke njohur përpjekjet e kryera për këtë qëllim nga Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe, Fushata Ndërkombëtare e Ndalimit të Minave tokësore dhe të shumë Organizatave Joqeveritare të mbarë botës,
DUKE KUJTUAR Deklaratën e Otavës të 5 tetorit 1996 dhe Deklaratën e Brukselit të 27 qershorit 1997 që porosisin komunitetin ndërkombëtar të hyjë në bisedime për një marrëveshje ndërkombëtare juridikisht të detyrueshme që ndalon përdorimin, grumbullimin, prodhimin dhe transferimin e minave antinjeri,
DUKE NENVIZUAR përshtatshmërinë për të nxitur aderimin e të gjitha Shteteve në Konventën e tanishme, dhe të vendosura për t'u përpjekur me vendosmëri drejt promovimit të universalitetit në të gjitha institucionet përkatëse, pikërisht Kombet e Bashkuara, Konferencën e çarmatimit, organizatat rajonale dhe grupimet si dhe konferencat e studimit të Konventës mbi Ndalimin ose Kufizimin e Përdorimit të disa Armëve Klasike që mund të konsiderohen si shkaktare të efekteve traumatike shumë të mëdha apo si goditëse pa dallim,
DUKE U MBESHTETUR ne parimin e së drejtës ndërkombëtare humanitare sipas së cilës e drejta e paleve në një konflikt të armatosur për të zgjedhur metoda ose mjete lufte nuk është e kufizuar, në parimin që ndalon përdorimin në konflikte të armatosura të armëve, të predhave dhe të lëndëve si dhe të metodave të luftës qe kane për natyrë të shkaktojnë demtime te renda, dhe në parimin sipas së cilit duhet vendosur një dallim midis civilëve dhe ushtarakëve.
Kanë rënë dakort si më poshtë:
Neni 1
Detyrime te pergjithshme
- Secili Shtet Palë nuk duhet te marre persiper kurrë ne asnje rrethane:
- te perdore MANJ;
- te zhvilloje, prodhoje, sigurojë, grumbulloje, te ruaje ose te transferoje tek te tjere, direkt ose indirekt MANJ;
- Te mbeshtese, të inkurajojë ose te nxise ne nje menyre ose tjeter per ta angazhuar ndonjerin ne ndonje aktivitet te ndaluar per shtetin pjesëtar sipas kesaj marreveshje.
- Secili shtet merr persiper te shkaterroje ose te siguroje shkaterrimin e te gjitha MANJ ne perputhje me kushtet e kesaj marrëveshje.
Neni 2
Perkufizimet
- "Mina anti-njeri" do të thotë nje mine te caktuar per te shperthyer nga prania, afërsia ose prekja e nje personi e cila do te beje te paafte, demtojë ose te vrase nje ose me shume persona. Mina të krijuara për të shpërthyer nga prania, afërsia ose prekja e një mjeti e kundërta me personin të prodhuara me paisje plotësuese, nuk konsiderohen mina anti-njeri si rezultat i paisjes së tillë.
- "Mine" kuptojme nje municion te caktuar per tu vendosur nen, mbi ose ne brendesi te siperfaqes se tokes ose siperfaqe tjeter per te shperthyer nga prania, afërsia ose prekja i nje personi ose mjeti transporti.
- "Mjet sigurues" kuptojme nje paisje të paracaktuar per te mbrojtur nje mine, pjese e se ciles eshte, e lidhur, e bashkuar ose e vendosur nën mine dhe qe aktivizohet kur eshte bere nje veprim per te ngacmuar qellimisht ose jo gjendjen statike te mines.
- "Transferimi" perfshin, ne vartesi te zhvendosjes fizike te MANJ brenda ose nga territori kombëtar, transferimin e emertimit dhe kontrollit mbi minat, por nuk perfshin transferimin e territorit qe permban mina anti-njeri te vendosura.
- "Hapësirë e minuar" kuptojme nje siperfaqe e cila eshte e rrezikshme pikerisht per shkak te pranise, ose pranise se supozuar te minave.
Neni 3
Perjashtimet
- Pavaresisht nga detyrimet e pergjithshme te artikullit 1, ruajtja ose transferimi i nje numri minash anti-njeri per zhvillimin e stervitjeve, pastrimin ose tekniken e shkaterrimit te minave eshte i lejuar. Numri i minave te tilla nuk duhet te kaloje minimumin absolut te domosdoshem per qellimet e mesiperme.
- Transferimi i minave anti-njeri me qellim shkaterrimin e tyre eshte i lejuar.
Neni 4
Shkaterrimi i magazinimeve te minave anti-njeri
Perveç sa thuhet ne artikullin 3, cdo Shtet Pale merr persiper te shkaterroje ose te garantoje shkaterrimin e te gjitha magazinimeve te minave anti-njeri qe jane ne juridiksion ose kontroll te tij sa me shpejt qe te jete e mundur por jo me vone se 4 vjet mbas hyrjes ne fuqi te kesaj marreveshjeje per Shtetin Pale.
Neni 5
Shkaterrimi i minave anti-njeri ne fushat e minuara.
- Cdo Shtet Pale merr persiper te shkaterroje ose te garantoje shkaterrimin e te gjitha minave anti-njeri ne fushat e minuara ne juridiksjon ose kontroll te tij sa me shpejt qe te jete e mundur por jo me vone se 10 vjet mbas hyrjes ne fuqi te kesaj Konvente per Shtetin Pale.
- Cdo Shtet Pale duhet te beje perpjekje per te percaktuar te gjitha siperfaqet nen juridiksionin e tij në te cilat minat anti-njeri jane te njohura ose dyshohet te jene vendosur dhe do te garantoje qe te gjitha minat anti-njeri ne fushat e minuara nën juridiksionin ose kontrollin e tij jane te shenuara, monitoruara, te mbrojtura me rrethim ose mjete te tjera, te siguroje perjashtimin efektiv te civileve deri sa te gjitha minat anti-njeri te jene shkaterruar. Shenimi kufizues i fushave te minuara duhet te behet sipas standarteve të vendosura në protokollin mbi Ndalimin ose Kufizimin e Perdorimit të minave, minave surprize dhe pjeseve të tjera, të shtuara me 3 maj 1996, siç ka qenë ndryshuar më 3 maj 1996, aneksuar Konventës mbi Ndalimin ose Kufizimin e Përdorimit të disa Armëve Klasike të cilat mund të konsiderohen si shkaktare të efekteve traumatike shumë të renda ose si demtuese pa dallim.
- Neqoftese nje Shtet Pale beson se ai do te jete i paafte te shkaterroje ose te garantoje shkaterrimin e te gjitha minave anti-njeri brenda asaj periudhe kohe referuar sipas paragrafit 1, ai mund te paraqese nje kerkese ne nje nga takimet ose konferencat e Shteteve Pale per nje zgjatje te afatit kohor per me shume se 10 vjet për kryerjen e shkatërimit.
- Kerkesa duhet te permbaje:
- Kohezgjatjen e afatit te propozuar.
- Nje shpjegim te detajuar te arsyeve per shtyrjen e propozuar duke perfshire:
- pergatitjen dhe rendin e punes se programeve kombetare te deminimit.
- mjetet financiare dhe teknike te vlefshme për Shtetet Pale per shkaterrimin e te gjitha minave anti-njeri dhe .
- rrethanat te cilat pengojne Shtetin Pale per shkaterrimin e te gjitha minave anti-njeri ne fushat e minuara.
- Ndikimet humanitare, sociale, ekonomike dhe mjedisore te zgjatjes se afatit.
- Ndonje informacion tjeter plotesues ne kerkesen per zgjatjen e afatit te propozuar.
- Takimi i Shteteve Pale ose Konferenca e Rishqyrtimit merr ne konsideratë faktoret e perfshire ne paragrafin 4, shqyrton kerkesen dhe vendos me shumice votash te shteteve palë prezente dhe voton për te pranuar kerkesen per zgjatjen e afatit.
- Një zgjatje e tillë mund të rishikohet nen paraqitjen e një kërkese të re në liodhje me paragrafet 3, 4 dhe 5 të këtij neni. Në kërkimin e një periudhe tjetër shtyrje Shteti Palë duhet të përcjellë një informacion shtesë në atë që ka ndërmare në zgjatjen e mëparëshme në pajtim me këtë nen.
Neni 6
Bashkepunimi nderkombetar dhe asistenca.
- Ne permbushjen e detyrimeve te tij sipas kesaj Konvente, cdo Shtet Pale ka te drejte te kerkoje dhe te pranoje asistence kur eshte e mundur nga shtetet e tjera per rritjen e mundesive.
- Cdo Shtet Pale merr persiper te lehtesoje dhe do te kete te drejte te marre pjese plotesisht ne ndryshimin e mundshem te pajisjes, informacionit material shkencor dhe teknologjik ne lidhje me permbushjen e kesaj Konvente. Shtetet Palë nuk duhet të imponojne kufizime të papërshtatëshme në furnizimin me paisje te pastrimit të minave dhe informacionin teknologjik për qëllime humanitare.
- Cdo Shtet Pale qe eshte ne gjendje te veproje keshtu, do te siguroje asistence per kujdesin dhe rehabilitimin, integrimin social-ekonomik te viktimave te minave dhe per programet e ndërgjejgësimit ndaj minave. Nje asistence e tille mund te sigurohet , inter alia, nepermjet sistemit te Kombeve te Bashkuara, Institucioneve dhe organizatave nderkombetare, rajonale dhe kombetare, Komitetit Nderkombetar te Kryqit te Kuq, Kryqit te Kuq Kombetar, Shoqatave te Gjysmes se Henes se Kuqe dhe Federatës Ndërkombëtare, organizatave joqeveritare dhe mbi baza bilaterale.
- Cdo Shtet Pale qe eshte ne gjendje te veproje keshtu, do te siguroje asistence per pastrimin e minave dhe aktivitete te tjera te lidhura me kete. Asiatencë e tillë mund të ofrohet, inter alia, nepermjet sistemit te Kombeve te Bashkuara, institucioneve dhe organizatave nderkombetare, rajonale dhe kombetare, organizatave ose institucioneve joqeveritare ose mbi baza dypalëshe ose duke kontribuar në Fondin e besimit vullnetar të Kombeve të Bashkuara për asistencë të pastrimit të minave ose fonde të tjera rajonale qe merren me deminimin.
- Cdo Shtet Pale qe eshte ne gjendje te veproje keshtu, do te siguroje asistence per shkaterrimin e rezervave te minave anti-njeri.
- Cdo Shtet Pale merr persiper per te siguruar informacion per afatet ne pastrimin e minave per te krijuar brenda sistemit te Kombeve te Bashkuara informacion specifik ne lidhje me mjetet e ndryshme dhe teknollogjite e pastrimit te minave, listen e eksperteve, agjensite eksperte dhe pikat kontaktit per pastrimin e minave.
- Shtetet mund te kerkojne tek Kombet e Bashkuara, organizatat rajonale, shtete te tjera ose organizata kompetente nderqeveritare dhe joqeveritare te ushtrojne autoritetin e tyre ne perpunimin e nje programi kombetar deminimi i përcaktuar inter alia.
- Shtrirja dhe qëllimi i problemit te minave anti-njeri;
- Burimet financiare, teknologjike dhe njerëzore qe jane kerkuar per te permbushur programin;
- Numrin e parashikuar te viteve te domosdoshme per shkaterrimin e te gjitha minave anti-njeri ne fushat e minuara nen juridiksion ose kontrollin e Shtetit Pale;
- Aktivitetet e ndergjegjësimit ndaj minave për të zvogëluar incidentet nga minat-lidhur me plagosjet ose vdekjet;
- Asistencen per viktimat e minave;
- Marredhëniet midis qeverive te shteteve pale, dhe organizmave nderqeveritare ose joqeveritare qe do te punojne ne permbushjen e programit.
- Cdo Shtet Pale duke dhene dhe pranuar asistence sipas kushteve te ketij neni do te bashkepunoje per të garantuar zbatimin e plote e të menjehershëm te programeve te pranuara.
Neni 7
Masat e transparences
- Cdo Shtet Palë duhet të raportojë tek Sekretari i Pergjithshëm i Kombeve te Bashkuara sa më shpejt që të jetë praktike dhe në çdo rast jo më vonë se 180 ditë mbas hyrjes në fuqi te kesaj Konvente për Shtetet palë mbi:
- Zbatimin e masave kombëtare që i referohen nenit 9;
- Numrin total të gjithë minave anti-njeri në pronësi ose të zotëruara prej tij ose qe jane ne juridiksion ose kontroll duke perfshire nje pasqyre te tipit te mines, madhesise dhe neqoftese eshte e mundur numrin e plote te çdo tipi të minave anti-njeri te magazinuar.
- Në shtrirjen e mundëshme, percaktimi i te gjitha fushave te minuara qe permbajne ose dyshohet qe te permbajne mina anti-njeri nën juridiksionin ose kontrollin e tij duke perfshire detajime te mjaftueshme ne lidhje me tipin dhe sasinë e çdo tipi të minave anti-njeri në çdo hapësirë të minuar dhe kohen kur jane vendosur ato;
- Tipet, sasitë dhe neqoftese eshte e mundur numrin e te gjitha minave anti-njeri te mbajtura ose te transferuara per zhvillimin e stervitjeve ne zbulimin e minave, pastrimin ose tekniken e shkaterrimit ose te transferuara per qellimin e shkaterrimit nepermjet organizmave te autorizuara nga nje Shtet Pale per ruajtjen ose transferimin e minave anti-njeri ne perputhje me nenin 3;
- Statusin e programeve per shnderrimin ose eleminimin e mundesive te prodhimt te minave anti-njeri;
- Statusin e programeve per asgjësimin e minave anti-njeri ne perputhje me nenet 4,5 duke perfshire detaje rreth metodes që do të perdoret ne shkaterrim, lokalizimin e te gjitha vendeve per shkaterrimin, dhe vëzhgimi i zbatimit të duhur të standarteve të mjedisit.
- Tipet dhe sasitë e te gjitha minave anti-njeri te shkaterruara pas hyrjes ne fuqi te kesaj marreveshje per ate Shtet Pale duke perfshire nje pasqyre te sasisë të çdo tipi mine te shkaterruar ne perputhje me nenet 4dhe 5 , respektivisht me të, nëse është e mundur, numrin e çdo tipi të minave anti-njeri në rastin e shkatërimit në përputhje me nenin 4;
- Karakteristikat teknike te çdo tipi mine anti-njeri të prodhuar, per njohje me te gjere te atyre qe jane ne qarkullim, te vetat ose te mbartura, nga nje Shtet Pale duke dhene kategori te tilla te informacionit te cilat mund te lehtesojne identifikimin dhe pastrimin e minave anti-njeri;. se paku ky informacion do te permbaje permasat, shkrehesat, perberjen eksplozive, perberjen, metalike fotografimet me ngjyra dhe informacion tjeter i cili mund te lehtesoje pastrimin e minave dhe
- Masat e marra per te siguruar keshillat e menjëherëshme dhe efektive per të njoftuar popullsine ne lidhje me te gjitha fushat e minuara te identifikuara sipas paragrafit 2 te nenit 5.
- Informacioni i siguruar ne perputhje me kete nen duhet te jete i kohes se fundit nga Shteti Pale, i pervitshem duke mbuluar vitin e fundit kalendarik dhe raportohet tek Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara jo me vone se 30 prill i çdo viti.
- Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara duhet te transmetoje te gjitha raportet e tilla te pranuara nga shtetet pale.
Neni 8
Lehtesime dhe sqarime ne lidhje me respektimin e dispozitave
- Shtetet Pale kanë vendosur të keshillohen dhe të bashkëpunojnë në lidhje me zbatimin e dispozitave të kesaj Konvente, dhe të punojne me frymë bashkëpunimi me qëllim që të lehtësohet respektimi, nga ana e shteteve pale, i detyrimeve që rrjedhin nga kjo Konvente.
- Nëse një ose disa Shtete Pale dëshirojnë të sqarojnë ceshtje lidhur me respektimin e dispozitave të kesaj Konvente nëpërmjet një Shteti tjetër Pale, dhe kërkojnë që t'i përgjigjen, ata mund të dorëzojnë, me anë të Sekretarit të Pergjithshëm të Kombeve të Bashkuara, një kërkesë sqaruese për këtë çështje, këtij Shteti Pale. Kjo kërkesë do të shoqërohet me të gjitha të dhënat përkatëse. Shtetet Pale do të abstenojnë për kërkesat sqaruese të pabaza, duke pasur kujdes që të evitohen abuzimet. Shteti Pale që merr një kërkesë sqaruese do t'i japë shtetit pale kërkues, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, të gjitha të dhënat që do të ndihmonin për të sqaruar këtë çështje, brenda një afati prej 28 ditësh.
- Nëse Shteti Pale kërkues nuk merr përgjigje me anë të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara brenda këtij afati ose gjykohet si e pakënaqshme përgjigja e kërkesës sqaruese, ai mund t'ia dorëzojë çështjen Asamblesë së ardhshme të shteteve pale me anë të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të njoftoje këtë kërkesë, të shoqëruar me të gjitha të dhënat përkatëse lidhur me kërkesën sqaruese të gjithë shteteve pale. Të gjitha këto të dhëna do t'i transmetohen Shtetit Pale kërkues, që do të ketë të drejtën të formulojë një përgjigje.
- Në pritje të thirrjes së një Asambleje të shteteve pale, çdo shtet pale përkatës mund t'i kërkojë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara të ushtrojë shërbimet e tij për të lehtësuar paraqitjen e sqarimeve të kërkuara.
- Shteti Pale kërkues mund të propozojë, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, thirrjen e një Asambleje të jashtëzakonshme të shteteve pale për të shqyrtuar çështjen. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të komunikojë atëherë këtë propozim dhe të gjitha të dhënat e paraqitura nga shtetet pale përkatës të gjithë shteteve pale, duke ju kërkuar të tregojnë nëse pranojne mbajtjen e një Asambleje të jashtëzakonshme e shteteve pale për shqyrtimin e çështjes. Në rast se, në një afat prej 14 ditësh pas këtij komunikimi, të paktën një e katërta e Shteteve pale janë për një Asamble të jashtëzakonshme, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të thërrasë këtë Asamble të jashtëzakonshme brenda një afati të ri prej 14 ditësh. Numri më i vogël i anëtarëve i pranuar në Asamble eshte kur shumica e Shteteve pale asistojnë aty.
- Asambleja e shteteve pale, ose Asambleja e jashtëzakonshme e shteteve pale, sipas rastit, do të përcaktojë në radhë të parë nëse është e nevojshme të shqyrtohet më shumë çështja, duke pasur parasysh të gjitha të dhënat e paraqitura nga shtetet pale përkatës. Asambleja e shteteve pale, ose Asambleja e jashtëzakonshme e shteteve pale, do të përpiqet të marrë një vendim me konsensus. Nëse, me të gjitha këto përpjekje, nuk arrihet asnjë marrëveshje, çështja i kalohet zgjidhjes me votim dhe vendimi do të merret me shumicën e votave te shteteve pale të pranishëm ne votim.
- Të gjithë shtetet pale do të bashkëpunojnë plotësisht me Asamblenë e shteteve pale ose me Asamblenë e jashtëzakonshme të shteteve pale për studimin e çështjes duke përfshirë misione të autorizuar të grumbullimit të fakteve në përputhje me paragrafin.
- Nëse janë të nevojshme, sqarime më të gjera, Asambleja e shteteve pale, ose Asambleja e jashtëzakonshme e shteteve pale, do të autorizojë dërgimin e një misioni njohes faktesh dhe do të vendosë mbi mandatin e tij me shumicën e votave te shteteve pale të pranishëm në votim. Në cdo kohe, shteti pale kërkues mund të ftojë mision njohes faktesh që të vijë në territorin e tij. Ky mision nuk do të jetë i autorizuar nga një vendim i Asamblesë së Shteteve pale apo i Asamblesë së jashtëzakonshme të Shteteve pale. Misioni, i përbërë minimumi nga 9 ekspertë, të përcaktuar dhe të miratuar në përputhje me paragrafët 9 dhe 10, mund të mbledhë informacione plotësuese në vend ose në vende të tjera të lidhura drejtpërsëdrejti në rast të një mosrespektimi të supozuar dhe duke qenë nën juridiksionin apo kontrollin e shtetit pale kërkues.
- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara pregatit dhe miraton një listë që tregon, siç janë dhënë nga shtetet pale, emrat dhe kombësitë e ekspertëve të kualifikuar si dhe çdo lloj të dhëne tjetër të përshtatshme për subjektin, dhe ia komunikon të gjithë shteteve pale. Eksperti që figuron në listë do të konsiderohet si i përcaktuar për të gjitha misionet e grumbullimit të fakteve, në mos ndodhtë që një shtet pale të kundërshtojë me shkrim caktimin e tij. Eksperti i pamiratuar nuk do të marrë pjesë në asnjë mision grumbullimi faktesh ne territor apo ne çdo lloj vendi tjetër nën juridiksionin apo kontrollin e shtetit pale që ka kundërshtuar caktimin e tij, për aq sa mospranimi i tij të ketë qenë i njoftuar para caktimit të tij si ekspert për një mision të tille.
- Me marrjen e kërkesës nga ana e Asamblesë së shteteve apo e Asamblesë së jashtëzakonshme të shteteve pale, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të përcaktojë, pas konsultimit me shtetin pale kërkues, anëtarët e misionit, përfshirë shefin e tij. Personat qe nuk jane të shteteve pale që kerkojne misione të grumbullimit të fakteve, dhe ata të shteteve që janë prekur drejtpërsëdrejti, nuk mund të caktohen si anëtarë të misionit. Anëtarët e misionit grumbullues të fakteve do të gëzojnë privilegjet dhe imunitetet e parashikuara në nenin VI të Konventës mbi privilegjet dhe imunitetet e Kombeve të Bashkuara, të miratuar më 13 shkurt 1946.
- Pas një paralajmërimi të paktën prej 72 orësh, anëtarët e misionit të fakteve do të shkojnë sa më shpejt që të jetë e mundur në territorin e shtetit kërkues. Shteti pale kërkues do të marrë masat administrative të nevojshme për të pritur, transportuar dhe akomoduar misionin. Atij do t'i përkasë gjithashtu të garantojë, në masën e gjithë mundësisë së tij, sigurinë e anëtarëve të misionit për aq sa do të jenë në territorin nën kontrollin e tij.
- Pa paragjykimin e sovranitetit të shtetit pale kerkues, misioni i grumbullimit të fakteve nuk mund të sjellë në territorin e shtetit pale kerkues veçse pajisjet që do të përdoren ekskluizivisht për mbledhjen e të dhënave në rastin e mosrespektimit të supozuar. Para ardhjes së tij, misioni do të informojë shtetin pale kerkues për pajisjet që ai mendon të përdorë gjatë punës së tij.
- Shteti pale kërkues nuk do të bëjë asnjë përpjekje për t'u dhënë anëtarëve të misionit të grumbullimit të fakteve mundësinë për të biseduar me të gjithë personat e aftë për të dhënë informacione mbi rastin e mosrespektimit të hamendshëm.
- Shteti pale kërkues do t'i akordojë misionit të fakteve vajtjen në të gjitha zonat dhe në të gjitha vendqëndrimet nën kontrollin e tij ku do të ishte e mundur mbledhja e fakteve të përligjura lidhur me rastin e mosrespektimit në fjalë. Kjo vajtje do t'i detyrohet masave që shteti pale kërkues do të gjykojë si të nevojshme për:
- mbrojtjen e pajisjeve, informacioneve dhe e zonave të ndjeshme;
- mbrojtjen e detyrimeve kushtetuese që do të mund t'i përkisnin shtetit pale kërkues në fushën e së drejtës së pronësisë, të kërkimeve dhe të sekuestrimeve, dhe të të drejtave të tjera kushtetuese; ose
- mbrojtjen fizike dhe sigurinë e anëtarëve të misionit të grumbullimit të fakteve.
Në rast se ai do të merrte të tilla masa, shteti pale kërkues do të bënte të gjitha përpjekjet e arësyeshme për të provuar me mënyra të tjera se respekton kete Konventë.
- Misioni i grumbullimit të fakteve nuk mund të qëndrojë në territorin e shtetit pale përkatës më shumë se 14 ditë, dhe në një qendër të veçantë, më shumë se 7 ditë, në mos qoftë vendosur ndryshe.
- Të gjitha informacionet e dhëna si konfidenciale dhe jo të lidhura me objektin e misionit të grumbullimit të fakteve do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.
- Misioni grumbullues i fakteve do të komunikojë përfundimet e tij, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, në Asamblenë e shteteve ose ne Asamblenë e jashtëzakonshme të shteteve pale.
- Asambleja e Shteteve pale, ose Asambleja e jashtëzakonshme e Shteteve pale, do të analizojë të gjitha të dhënat e përligjura, pikërisht ne raportin e paraqitur nga misioni i grumbullimit të fakteve, dhe do të mund t'i kërkojë shtetit pale kërkues të marrë masa për të korrigjuar situatën e mosrespektimit në një afat të caktuar. Shteti pale kërkues do të bëjë një raport mbi masat e marra në përgjigje të kësaj kërkese.
- Asambleja e shteteve, ose Asambleja e jashtëzakonshme e shteteve pale, mund t'u rekomandojë shteteve pale përkatës masat dhe mjetet që lejojnë sqarimin edhe më shumë të çështjes së studiuar apo rregullimin e saj, si dhe hapjen e proçedurave të nevojshme, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Në rast se mosrespektimi do të ishte kryer në rrethana per t’i shpëtuar kontrollit të shtetit pale kërkues, Asambleja e shteteve pale, ose Asambleja e jashtëzakonshme e shteteve pale, do të mund të rekomandojë masa të përshtatshme, përfshirë zbatimin e masave të bashkëpunimit të shenuara në nenin 6.
- Asambleja e shteteve pale, ose Asambleja e jashtëzakonshme e shteteve pale, do të përpiqet të marrë vendimet për të cilat flitet në paragrafët 18 dhe 19 me konsensus, ose në mungesë, me shumicën e dy të tretave të shteteve pale që votuan.
Neni 9
Masat kombetare per zbatim
"Cdo Shtet Pale duhet te marre te gjitha masat ligjore dhe administrative te pershtatshmedhe masa të tjera duke perfshire detyrimin e sanksioneve penale per te parandaluar dhe shtyp çdo aktivitet te ndaluar te nje Shteti Pale sipas kesaj konvente te kryera nga personat ose ne territorin nen juridiksion ose kontroll te tij.
Neni 10
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
- Shtetet palë duhet te konsultohen dhe bashkepunojne me njeri tjetrin per te zgjidhur ndonje mosmarrëveshje qe mund te dale ne lidhje me zbatimin ose interpretimin e kesaj konvente. Cdo shtet pale mund te njoftoje ndonje mosmarrëveshje të tille para takimit te shteteve palë.
- Takimi i shteteve palë mund te kontribuoje per zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me mjetet me te pershtatshme duke perfshire ofrimin e ambjenteve te tij me te mira duke thirrur shtetet pale per te diskutuar rreth mosmarrëveshjes ne menyre qe te fillojne procedurat e zgjidhjes si dhe rekomandon kufi kohore per ndonje marreveshje.
- Ky akt eshte pa pasoja per kushtet e kesaj konvente ne lehtesimin dhe sqarimin e pajtimit.
Neni 11
Takimet e Shteteve Pale.
- Shtetet pale duhet te takohen rregullisht me qellim qe te marrin ne konsiderate ndonje çeshtje ne lidhje me aplikimin ose zbatimin e kesaj Konvente duke perfshire:
- Veprimin dhe statusin e kesaj Konvente;
- Ceshtjet qe dalin nga raportet e paraqitura sipas kushteve te kesaj Konvent
- Bashkepunimin nderkombetar e asistencen ne perputhje me nenin 6;
- Zhvillimin e teknologjise per pastrimin e minave anti-njeri;
- Respektimin nga Shtetet Pale në përputhje me nenin 8;
- Vendimet lidhur me respektimin nga Shtetet Pale siç është siguruar në nenin 5;
- Takimi i pare i Shteteve Pale do te thirret nga Sekretari i Pergjithshëm i Kombeve të Bashkuara brënda një viti mbas hyrjes në fuqi të kesaj Konvente. Takimet e mëvonëshme do të thirren prej Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të bashkuara çdo vit deri në Konferencën e parë të rishqyrtimit.
- Sekretari i Pergjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të thërrasë asamblenë e jashtëzakonëshme të Shteteve Palë, sipas kushteve të vendosura në nenin 8.
- Shtetet jo palë te kesaj Konvente, si dhe Kombet e Bashkuara, organizata ose institute perkatëse ndërkombëtare, organizata rajonale, Komiteti Nderkombëtar i Kryqit të Kuq dhe organizata jo qeveritare përkatëse mund të ftohen të marrin pjesë si vëzhgues në këto takime në përputhje me Regullat e pranuara te Proçedurës.
Neni 12
Konferencat e Rishqyrtimit
- Konferenca e rishqyrtimit do të thirret prej Sekretarit të Pergjithshëm të Kombeve të Bashkuara pesë vjet mbas hyrjes në fuqi të kesaj Konvente. Konferenca të tjera të Rishqyrtimit do të thirren nga Sekretari i Pergjithshëm i Kombeve të Bashkuara nëse kërkohet prej një ose më shumë Shtete Pale, duke u siguruar se intervali ndërmjet Konferencave të Rishikimit në asnjë rast nuk do të jetë më pak se pese vjet. Të gjithë Shtetet Pale të kësaj Konvente do të ftohen në çdo Konferencë rishqyrtimi.
- Qëllimi i Konferencës së Rishqyrtimit do të jetë:
- Të rishikojë veprimin dhe satusin e kësaj Konvente;
- Të marrë në konsideratë nevojat dhe intervali ndermjet Asamblesë së Shteteve Palë referuar në paragrafin 2 të nenit 11;
- Të marrë vendime mbi respektimin e Shteteve Palë sic parashikohet në nenin 5;
- Te adoptojë, nëse është e nevojshme, në raportin e tij final konkluzionet lidhur me zbatimin e kësaj Konvente.
- Shtetet jo palë te kesaj Konvente, si dhe Kombet e Bashkuara, organizata ose institute perkatëse ndërkombëtare, organizata rajonale, Komiteti Nderkombëtar i Kryqit të Kuq dhe organizata jo qeveritare përkatëse mund të ftohen të marrin pjesë si vëzhgues në këto takime në përputhje me Regullat e pranuara te Procedurës.
Neni 13
Amendamentet
- Pas hyrjes ne fuqi te kesaj Konvente, çdo kohë dhe çdo Shtet Palë mund të propozojë amendamente të kësaj Konvente. Cdo propozim pëe një amendament duhet t’i njoftohet Depozituesit, qe do ta qarkullojë tek të gjithë Shtetet Pale dhe duhet të kërkojë mendim nëse një Konferencë amendamentesh duhet të thirret pèër të shqyrtuar propozimin. Nëse shumica e Shteteve Palë njofton Depozituesin jo më vonë se 30 ditë mbas qarkullimit të tij dhe mbështesin të propozimit, Depozituesi duhet të thërrasë nje Konferencë amendamenti ku të gjitha Shtetet Palë duhet të ftohen.
- Shtetet jo palë te kesaj Konvente, si dhe Kombet e Bashkuara, organizata ose nstitute perkatëse ndërkombëtare, organizata rajonale, Komiteti Nderkombëtar i Kryqit të Kuq dhe organizata jo qeveritare përkatëse mund të ftohen të marrin pjesë si vëzhgues në këto takime në përputhje me Regullat e pranuara te Procedurës.
- Konferenca e Amendamentit duhet të mbahet menjëherë në vazhdim të Asamblesë së Shteteve Palë ose Konferences së Rishikimit perveçse në rast se Shtetet palë kërkojnë të mbahet më shpejt.
- Cdo amendament i kesaj Konvente duhet të adoptohet prej shumicës së dy të tretave të Shteteve Pale prezent dhe votimit të Konferencës së Amendamentit. Depozituesi duhet të komunikojë cdo amendament të adoptuar si të tillë Shteteve Pale.
- Amendamenti i kësaj Konvente hyn në fuqi për të gjitha Shtetet Palë të kësaj konvente të cilat e kanë pranuar, pas depozitës tek depozituesi te instrumenteve të pranimit te Shteteve Palë. Paskëtaj hyn në fuqi për çdo Shtet Palë të mbetur në datën e depozitimit të instrumentit të tij të pranimit.
Neni 14
Shpenzimet.
- Shpenzimet e te gjitha llojeve te Asambleve të Shteteve Palë, Asambletë e jashtëzakonëshme të Shteteve Palë, Konferencave të Rishqyrtimit dhe Konferencave të Amendamentit do te perballohen nga Shtetet Palë të kesaj Konvente dhe Shtetet jo palë që marin pjesë ne perputhje me shkallen e vleresimit me te pershtatshem te Kombeve te Bashkuara.
- Shpenzimet e marra përsipër prej Sekretarit të përgjithshëm të kombeve të Bashkuara të sipas nenit 7 dhe 8 dhe shpenzimet e çdo misioni të gjetjes së faktit do te perballohen nga Shtetet Palë ne perputhje me shkallen e vleresimit me te pershtatshem te Kombeve te Bashkuara.
Neni 15
Nenshkrimi
Kjo marreveshje, e hartuar ne Oslo, Norvegji, me 18 Shtator 1997, do te jete e hapur per nenshkrim ne Otava, Kanada, për te gjitha Shtetet më 3 dhjetor 1997 deri më 4 dhjetor 1997, dhe ne Seline Qendrore te Kombeve te Bashkuara ne Nju York nga 5 dhjetor 1997 deri ne hyrjen ne fuqi te saj.
Neni 16
Ratifikimi, pranimi, miratimi ose pëlqimi.
- Kjo Konventë është subjekt per ratifikim, pranim ose miratim per nenshkruesit.
- Ajo do te jete e hapur per pranim nga Shtete qe nuk e kane nenshkruar Konventën.
- Instrumentat e ratifikimit, pranimit, aprovimit ose pëlqimit do te jene te depozituara tek Depozituesi.
Neni 17
Hyrja ne fuqi.
- Kjo Konventë hyn ne fuqi ne diten e pare te muajit te gjashte pas muajit në të cilin 40 instrumenta të ratifikimit, pranimit, miratimit ose pëlqimit janë depozituar.
- Per çdo Shtet i cili depoziton instrumentin e tij të ratifikimit, pranimit, miratimit ose pëlqimit mbas datës së depozitimit te 40 instrumentave të ratifikimit, pranimit, miratimit ose pëlqimit, kjo Konventë hyn në fuqi në ditën e parë të muajit të gjashtë mbas datës që Shteti ka depozituar instrumentin e tij të ratifikimit, pranimit, miratimit ose pëlqimit.
Neni 18
Aplikimi i perkohshem.
Çdo Shtet Pale mundet qe ne kohen e ratifikimit, pranimit, aprovimit ose pëlqimit, te deklaroje qe ai do te zbatoje perkohesisht paragrafin 1 te nenit 1 te kesaj Konvente duke lenë pezull hyrjen ne fuqi te saj.
Neni 19
Rezervimet.
Nenet e kesaj Konvente nuk do te jene subjekt per rezervime.
Neni 20
Kohezgjatja dhe terheqja.
- Kjo marreveshje do te jete me kohezgjatje te pakufizuar.
- Cdo Shtet Pale duke ushtruar sovranitetin e tij kombëtar, ka te drejte te terhiqet nga kjo Konventë. Ai duhet te jape shpejgimet e nje terheqjeje te tille tek te gjithe Shtetet Pale, tek Depozituesi dhe ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Tërheqja e një instrumenti të tillë duhet te perfshijne nje spjegim te plote te aresyeve qe e shtyjne ne kete terheqje.
- Terheqje e tillë do te kete efekt vetem gjashtë muaj pas marrjes se instrumentave të terheqjes nga Depozituesi. Neqoftese brenda kesaj periudhe prej gjashtë muajsh Shteti Palë i tërhequr eshte i përfshirë në një konflikt të armatosur, tërheqja nuk ka efekt përpara mbarimit të konfliktit të armatosur
- Terheqja e nje Shteti Pale nga kjo Konventë nuk do të ndikojë ne detyren e Shteteve per te vazhduar permbushjen e detyrimeve te pranuara sipas rregullave perkatese te ligjeve nderkombetare.
Neni 21
Sekretari.
Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara eshte i caktuar si Depozitues i kesaj Konvente.
Neni 22
Teksti i mirefillte
Origjinali i kesaj Konvente që në gjuhet Arabisht, Kineze, Anglisht, Frengjisht, Rusisht dhe Spanjisht tekstet jane ne mënyrë të barabartë autentike,do te jene te depozituara tek Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara.