Konventė mbi ndalimin e pėrdorimit, tė magazinimit, prodhimit dhe transferimit teė minave anti-njeri (manj) si dhe asgjėsimin e tyre.
Translation by Anila Alibali (Landmine Monitor Researcher Albania) / Burimi: Znj. Anila Alibali, Hulumtuese-Monitoring i minave, Shaipėri
Hyrje
Shtetet Palė,
TE VENDOSUR per tu dhene fund pasojave dhe fatkeqėsive te shkaktuara nga MANJ , qė vrasin ose gjymtojne qindra njerez ēdo jave, shumica civile te pambrojtur dhe te pafajshem, ne menyre te veēante femije, bllokojne zhvillimin ekonomik dhe rindertimin, pengojne riatdhesimin e refugjateve dhe kane edhe pasoja te tjera shume vjet pas konflikteve,
DUKE BESUAR tek domosdoshmeria per te bere ēdo gje te mundur per te kontribuar ne menyre te efektshme dhe te kordinuar, per te perballuar sfiden e heqjes se MANJ te vendosura kudo neper bote dhe per te garantuar asgjėsimin e tyre,
DUKE URUAR per te bere ēdo gje te mundur ne sigurimin e asistences per kujdesin dhe rehabilitimin, duke perfshire integrimin social dhe ekonomik te viktimave te minave,
DUKE PRANUAR qe nje ndalim total i MANJ do te jete nje mase shume e rendesishme mirebesimi,
DUKE PERGEZUAR miratimin e Protokollit mbi ndalimin ose kufizimin e pėrdorimit tė minave, minave-kurth dhe mekanizmave tė tjerė, siē ka qenė ndryshuar mė 3 maj 1996, aneksuar Konventės mbi Ndalimin ose Kufizimin e Pėrdorimit tė disa Armėve Klasike tė cilat mund tė konsiderohen si shkaktare tė efekteve traumatike shumė tė renda ose si demtuese pa dallim, dhe duke u bėrė thirrje tė gjithė shteteve qė nuk e kane bėrė akoma, ta ratifikojnė nė afatet mė tė shkurtra,
DUKE PERGEZUAR gjithasht miratimin, mė 10 dhjetor 1996, nga Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara, tė Rezolutės 51/45S qė porosit tė gjitha shtetet qė tė synojne fuqimisht ne njė marrėveshje ndėrkombėtare efikase dhe juridikisht tė detyrueshme pėr tė ndaluar pėrdorimin, grumbullimin, prodhimin dhe transferimin e minave tokėsore antinjeri,
DUKE PERGEZUAR sė tepermi masat e ndalimit, tė kufizimit dhe tė caktimit tė afateve, tė vendosura nė mėnyrė tė njėanshme apo tė shumėanshme gjatė viteve tė fundit nė lidhje me pėrdorimin, grumbullimin, prodhimin dhe transferimin e minave antinjeri,
DUKE THEKSUAR rolin e ndėrgjegjes publike nė ecurinė e parimeve humanitare siē e dėshmon thirrja pėr njė ndalim tė pėrgjithshėm tė minave antinjeri dhe duke njohur pėrpjekjet e kryera pėr kėtė qėllim nga Lėvizja Ndėrkombėtare e Kryqit tė Kuq dhe e Gjysmėhėnės sė Kuqe, Fushata Ndėrkombėtare e Ndalimit tė Minave tokėsore dhe tė shumė Organizatave Joqeveritare tė mbarė botės,
DUKE KUJTUAR Deklaratėn e Otavės tė 5 tetorit 1996 dhe Deklaratėn e Brukselit tė 27 qershorit 1997 qė porosisin komunitetin ndėrkombėtar tė hyjė nė bisedime pėr njė marrėveshje ndėrkombėtare juridikisht tė detyrueshme qė ndalon pėrdorimin, grumbullimin, prodhimin dhe transferimin e minave antinjeri,
DUKE NENVIZUAR pėrshtatshmėrinė pėr tė nxitur aderimin e tė gjitha Shteteve nė Konventėn e tanishme, dhe tė vendosura pėr t'u pėrpjekur me vendosmėri drejt promovimit tė universalitetit nė tė gjitha institucionet pėrkatėse, pikėrisht Kombet e Bashkuara, Konferencėn e ēarmatimit, organizatat rajonale dhe grupimet si dhe konferencat e studimit tė Konventės mbi Ndalimin ose Kufizimin e Pėrdorimit tė disa Armėve Klasike qė mund tė konsiderohen si shkaktare tė efekteve traumatike shumė tė mėdha apo si goditėse pa dallim,
DUKE U MBESHTETUR ne parimin e sė drejtės ndėrkombėtare humanitare sipas sė cilės e drejta e paleve nė njė konflikt tė armatosur pėr tė zgjedhur metoda ose mjete lufte nuk ėshtė e kufizuar, nė parimin qė ndalon pėrdorimin nė konflikte tė armatosura tė armėve, tė predhave dhe tė lėndėve si dhe tė metodave tė luftės qe kane pėr natyrė tė shkaktojnė demtime te renda, dhe nė parimin sipas sė cilit duhet vendosur njė dallim midis civilėve dhe ushtarakėve.
Kanė rėnė dakort si mė poshtė:
Neni 1
Detyrime te pergjithshme
- Secili Shtet Palė nuk duhet te marre persiper kurrė ne asnje rrethane:
- te perdore MANJ;
- te zhvilloje, prodhoje, sigurojė, grumbulloje, te ruaje ose te transferoje tek te tjere, direkt ose indirekt MANJ;
- Te mbeshtese, tė inkurajojė ose te nxise ne nje menyre ose tjeter per ta angazhuar ndonjerin ne ndonje aktivitet te ndaluar per shtetin pjesėtar sipas kesaj marreveshje.
- Secili shtet merr persiper te shkaterroje ose te siguroje shkaterrimin e te gjitha MANJ ne perputhje me kushtet e kesaj marrėveshje.
Neni 2
Perkufizimet
- "Mina anti-njeri" do tė thotė nje mine te caktuar per te shperthyer nga prania, afėrsia ose prekja e nje personi e cila do te beje te paafte, demtojė ose te vrase nje ose me shume persona. Mina tė krijuara pėr tė shpėrthyer nga prania, afėrsia ose prekja e njė mjeti e kundėrta me personin tė prodhuara me paisje plotėsuese, nuk konsiderohen mina anti-njeri si rezultat i paisjes sė tillė.
- "Mine" kuptojme nje municion te caktuar per tu vendosur nen, mbi ose ne brendesi te siperfaqes se tokes ose siperfaqe tjeter per te shperthyer nga prania, afėrsia ose prekja i nje personi ose mjeti transporti.
- "Mjet sigurues" kuptojme nje paisje tė paracaktuar per te mbrojtur nje mine, pjese e se ciles eshte, e lidhur, e bashkuar ose e vendosur nėn mine dhe qe aktivizohet kur eshte bere nje veprim per te ngacmuar qellimisht ose jo gjendjen statike te mines.
- "Transferimi" perfshin, ne vartesi te zhvendosjes fizike te MANJ brenda ose nga territori kombėtar, transferimin e emertimit dhe kontrollit mbi minat, por nuk perfshin transferimin e territorit qe permban mina anti-njeri te vendosura.
- "Hapėsirė e minuar" kuptojme nje siperfaqe e cila eshte e rrezikshme pikerisht per shkak te pranise, ose pranise se supozuar te minave.
Neni 3
Perjashtimet
- Pavaresisht nga detyrimet e pergjithshme te artikullit 1, ruajtja ose transferimi i nje numri minash anti-njeri per zhvillimin e stervitjeve, pastrimin ose tekniken e shkaterrimit te minave eshte i lejuar. Numri i minave te tilla nuk duhet te kaloje minimumin absolut te domosdoshem per qellimet e mesiperme.
- Transferimi i minave anti-njeri me qellim shkaterrimin e tyre eshte i lejuar.
Neni 4
Shkaterrimi i magazinimeve te minave anti-njeri
Perveē sa thuhet ne artikullin 3, cdo Shtet Pale merr persiper te shkaterroje ose te garantoje shkaterrimin e te gjitha magazinimeve te minave anti-njeri qe jane ne juridiksion ose kontroll te tij sa me shpejt qe te jete e mundur por jo me vone se 4 vjet mbas hyrjes ne fuqi te kesaj marreveshjeje per Shtetin Pale.
Neni 5
Shkaterrimi i minave anti-njeri ne fushat e minuara.
- Cdo Shtet Pale merr persiper te shkaterroje ose te garantoje shkaterrimin e te gjitha minave anti-njeri ne fushat e minuara ne juridiksjon ose kontroll te tij sa me shpejt qe te jete e mundur por jo me vone se 10 vjet mbas hyrjes ne fuqi te kesaj Konvente per Shtetin Pale.
- Cdo Shtet Pale duhet te beje perpjekje per te percaktuar te gjitha siperfaqet nen juridiksionin e tij nė te cilat minat anti-njeri jane te njohura ose dyshohet te jene vendosur dhe do te garantoje qe te gjitha minat anti-njeri ne fushat e minuara nėn juridiksionin ose kontrollin e tij jane te shenuara, monitoruara, te mbrojtura me rrethim ose mjete te tjera, te siguroje perjashtimin efektiv te civileve deri sa te gjitha minat anti-njeri te jene shkaterruar. Shenimi kufizues i fushave te minuara duhet te behet sipas standarteve tė vendosura nė protokollin mbi Ndalimin ose Kufizimin e Perdorimit tė minave, minave surprize dhe pjeseve tė tjera, tė shtuara me 3 maj 1996, siē ka qenė ndryshuar mė 3 maj 1996, aneksuar Konventės mbi Ndalimin ose Kufizimin e Pėrdorimit tė disa Armėve Klasike tė cilat mund tė konsiderohen si shkaktare tė efekteve traumatike shumė tė renda ose si demtuese pa dallim.
- Neqoftese nje Shtet Pale beson se ai do te jete i paafte te shkaterroje ose te garantoje shkaterrimin e te gjitha minave anti-njeri brenda asaj periudhe kohe referuar sipas paragrafit 1, ai mund te paraqese nje kerkese ne nje nga takimet ose konferencat e Shteteve Pale per nje zgjatje te afatit kohor per me shume se 10 vjet pėr kryerjen e shkatėrimit.
- Kerkesa duhet te permbaje:
- Kohezgjatjen e afatit te propozuar.
- Nje shpjegim te detajuar te arsyeve per shtyrjen e propozuar duke perfshire:
- pergatitjen dhe rendin e punes se programeve kombetare te deminimit.
- mjetet financiare dhe teknike te vlefshme pėr Shtetet Pale per shkaterrimin e te gjitha minave anti-njeri dhe .
- rrethanat te cilat pengojne Shtetin Pale per shkaterrimin e te gjitha minave anti-njeri ne fushat e minuara.
- Ndikimet humanitare, sociale, ekonomike dhe mjedisore te zgjatjes se afatit.
- Ndonje informacion tjeter plotesues ne kerkesen per zgjatjen e afatit te propozuar.
- Takimi i Shteteve Pale ose Konferenca e Rishqyrtimit merr ne konsideratė faktoret e perfshire ne paragrafin 4, shqyrton kerkesen dhe vendos me shumice votash te shteteve palė prezente dhe voton pėr te pranuar kerkesen per zgjatjen e afatit.
- Njė zgjatje e tillė mund tė rishikohet nen paraqitjen e njė kėrkese tė re nė liodhje me paragrafet 3, 4 dhe 5 tė kėtij neni. Nė kėrkimin e njė periudhe tjetėr shtyrje Shteti Palė duhet tė pėrcjellė njė informacion shtesė nė atė qė ka ndėrmare nė zgjatjen e mėparėshme nė pajtim me kėtė nen.
Neni 6
Bashkepunimi nderkombetar dhe asistenca.
- Ne permbushjen e detyrimeve te tij sipas kesaj Konvente, cdo Shtet Pale ka te drejte te kerkoje dhe te pranoje asistence kur eshte e mundur nga shtetet e tjera per rritjen e mundesive.
- Cdo Shtet Pale merr persiper te lehtesoje dhe do te kete te drejte te marre pjese plotesisht ne ndryshimin e mundshem te pajisjes, informacionit material shkencor dhe teknologjik ne lidhje me permbushjen e kesaj Konvente. Shtetet Palė nuk duhet tė imponojne kufizime tė papėrshtatėshme nė furnizimin me paisje te pastrimit tė minave dhe informacionin teknologjik pėr qėllime humanitare.
- Cdo Shtet Pale qe eshte ne gjendje te veproje keshtu, do te siguroje asistence per kujdesin dhe rehabilitimin, integrimin social-ekonomik te viktimave te minave dhe per programet e ndėrgjejgėsimit ndaj minave. Nje asistence e tille mund te sigurohet, inter alia, nepermjet sistemit te Kombeve te Bashkuara, Institucioneve dhe organizatave nderkombetare, rajonale dhe kombetare, Komitetit Nderkombetar te Kryqit te Kuq, Kryqit te Kuq Kombetar, Shoqatave te Gjysmes se Henes se Kuqe dhe Federatės Ndėrkombėtare, organizatave joqeveritare dhe mbi baza bilaterale.
- Cdo Shtet Pale qe eshte ne gjendje te veproje keshtu, do te siguroje asistence per pastrimin e minave dhe aktivitete te tjera te lidhura me kete. Asiatencė e tillė mund tė ofrohet, inter alia, nepermjet sistemit te Kombeve te Bashkuara, institucioneve dhe organizatave nderkombetare, rajonale dhe kombetare, organizatave ose institucioneve joqeveritare ose mbi baza dypalėshe ose duke kontribuar nė Fondin e besimit vullnetar tė Kombeve tė Bashkuara pėr asistencė tė pastrimit tė minave ose fonde tė tjera rajonale qe merren me deminimin.
- Cdo Shtet Pale qe eshte ne gjendje te veproje keshtu, do te siguroje asistence per shkaterrimin e rezervave te minave anti-njeri.
- Cdo Shtet Pale merr persiper per te siguruar informacion per afatet ne pastrimin e minave per te krijuar brenda sistemit te Kombeve te Bashkuara informacion specifik ne lidhje me mjetet e ndryshme dhe teknollogjite e pastrimit te minave, listen e eksperteve, agjensite eksperte dhe pikat kontaktit per pastrimin e minave.
- Shtetet mund te kerkojne tek Kombet e Bashkuara, organizatat rajonale, shtete te tjera ose organizata kompetente nderqeveritare dhe joqeveritare te ushtrojne autoritetin e tyre ne perpunimin e nje programi kombetar deminimi i pėrcaktuar inter alia.
- Shtrirja dhe qėllimi i problemit te minave anti-njeri;
- Burimet financiare, teknologjike dhe njerėzore qe jane kerkuar per te permbushur programin;
- Numrin e parashikuar te viteve te domosdoshme per shkaterrimin e te gjitha minave anti-njeri ne fushat e minuara nen juridiksion ose kontrollin e Shtetit Pale;
- Aktivitetet e ndergjegjėsimit ndaj minave pėr tė zvogėluar incidentet nga minat-lidhur me plagosjet ose vdekjet;
- Asistencen per viktimat e minave;
- Marredhėniet midis qeverive te shteteve pale, dhe organizmave nderqeveritare ose joqeveritare qe do te punojne ne permbushjen e programit.
- Cdo Shtet Pale duke dhene dhe pranuar asistence sipas kushteve te ketij neni do te bashkepunoje per tė garantuar zbatimin e plote e tė menjehershėm te programeve te pranuara.
Neni 7
Masat e transparences
- Cdo Shtet Palė duhet tė raportojė tek Sekretari i Pergjithshėm i Kombeve te Bashkuara sa mė shpejt qė tė jetė praktike dhe nė ēdo rast jo mė vonė se 180 ditė mbas hyrjes nė fuqi te kesaj Konvente pėr Shtetet palė mbi:
- Zbatimin e masave kombėtare qė i referohen nenit 9;
- Numrin total tė gjithė minave anti-njeri nė pronėsi ose tė zotėruara prej tij ose qe jane ne juridiksion ose kontroll duke perfshire nje pasqyre te tipit te mines, madhesise dhe neqoftese eshte e mundur numrin e plote te ēdo tipi tė minave anti-njeri te magazinuar.
- Nė shtrirjen e mundėshme, percaktimi i te gjitha fushave te minuara qe permbajne ose dyshohet qe te permbajne mina anti-njeri nėn juridiksionin ose kontrollin e tij duke perfshire detajime te mjaftueshme ne lidhje me tipin dhe sasinė e ēdo tipi tė minave anti-njeri nė ēdo hapėsirė tė minuar dhe kohen kur jane vendosur ato;
- Tipet, sasitė dhe neqoftese eshte e mundur numrin e te gjitha minave anti-njeri te mbajtura ose te transferuara per zhvillimin e stervitjeve ne zbulimin e minave, pastrimin ose tekniken e shkaterrimit ose te transferuara per qellimin e shkaterrimit nepermjet organizmave te autorizuara nga nje Shtet Pale per ruajtjen ose transferimin e minave anti-njeri ne perputhje me nenin 3;
- Statusin e programeve per shnderrimin ose eleminimin e mundesive te prodhimt te minave anti-njeri;
- Statusin e programeve per asgjėsimin e minave anti-njeri ne perputhje me nenet 4,5 duke perfshire detaje rreth metodes qė do tė perdoret ne shkaterrim, lokalizimin e te gjitha vendeve per shkaterrimin, dhe vėzhgimi i zbatimit tė duhur tė standarteve tė mjedisit.
- Tipet dhe sasitė e te gjitha minave anti-njeri te shkaterruara pas hyrjes ne fuqi te kesaj marreveshje per ate Shtet Pale duke perfshire nje pasqyre te sasisė tė ēdo tipi mine te shkaterruar ne perputhje me nenet 4dhe 5 , respektivisht me tė, nėse ėshtė e mundur, numrin e ēdo tipi tė minave anti-njeri nė rastin e shkatėrimit nė pėrputhje me nenin 4;
- Karakteristikat teknike te ēdo tipi mine anti-njeri tė prodhuar, per njohje me te gjere te atyre qe jane ne qarkullim, te vetat ose te mbartura, nga nje Shtet Pale duke dhene kategori te tilla te informacionit te cilat mund te lehtesojne identifikimin dhe pastrimin e minave anti-njeri;. se paku ky informacion do te permbaje permasat, shkrehesat, perberjen eksplozive, perberjen, metalike fotografimet me ngjyra dhe informacion tjeter i cili mund te lehtesoje pastrimin e minave dhe
- Masat e marra per te siguruar keshillat e menjėherėshme dhe efektive per tė njoftuar popullsine ne lidhje me te gjitha fushat e minuara te identifikuara sipas paragrafit 2 te nenit 5.
- Informacioni i siguruar ne perputhje me kete nen duhet te jete i kohes se fundit nga Shteti Pale, i pervitshem duke mbuluar vitin e fundit kalendarik dhe raportohet tek Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara jo me vone se 30 prill i ēdo viti.
- Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara duhet te transmetoje te gjitha raportet e tilla te pranuara nga shtetet pale.
Neni 8
Lehtesime dhe sqarime ne lidhje me respektimin e dispozitave
- Shtetet Pale kanė vendosur tė keshillohen dhe tė bashkėpunojnė nė lidhje me zbatimin e dispozitave tė kesaj Konvente, dhe tė punojne me frymė bashkėpunimi me qėllim qė tė lehtėsohet respektimi, nga ana e shteteve pale, i detyrimeve qė rrjedhin nga kjo Konvente.
- Nėse njė ose disa Shtete Pale dėshirojnė tė sqarojnė ceshtje lidhur me respektimin e dispozitave tė kesaj Konvente nėpėrmjet njė Shteti tjetėr Pale, dhe kėrkojnė qė t'i pėrgjigjen, ata mund tė dorėzojnė, me anė tė Sekretarit tė Pergjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, njė kėrkesė sqaruese pėr kėtė ēėshtje, kėtij Shteti Pale. Kjo kėrkesė do tė shoqėrohet me tė gjitha tė dhėnat pėrkatėse. Shtetet Pale do tė abstenojnė pėr kėrkesat sqaruese tė pabaza, duke pasur kujdes qė tė evitohen abuzimet. Shteti Pale qė merr njė kėrkesė sqaruese do t'i japė shtetit pale kėrkues, nėpėrmjet Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, tė gjitha tė dhėnat qė do tė ndihmonin pėr tė sqaruar kėtė ēėshtje, brenda njė afati prej 28 ditėsh.
- Nėse Shteti Pale kėrkues nuk merr pėrgjigje me anė tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara brenda kėtij afati ose gjykohet si e pakėnaqshme pėrgjigja e kėrkesės sqaruese, ai mund t'ia dorėzojė ēėshtjen Asamblesė sė ardhshme tė shteteve pale me anė tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara. Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara do tė njoftoje kėtė kėrkesė, tė shoqėruar me tė gjitha tė dhėnat pėrkatėse lidhur me kėrkesėn sqaruese tė gjithė shteteve pale. Tė gjitha kėto tė dhėna do t'i transmetohen Shtetit Pale kėrkues, qė do tė ketė tė drejtėn tė formulojė njė pėrgjigje.
- Nė pritje tė thirrjes sė njė Asambleje tė shteteve pale, ēdo shtet pale pėrkatės mund t'i kėrkojė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara tė ushtrojė shėrbimet e tij pėr tė lehtėsuar paraqitjen e sqarimeve tė kėrkuara.
- Shteti Pale kėrkues mund tė propozojė, nėpėrmjet Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, thirrjen e njė Asambleje tė jashtėzakonshme tė shteteve pale pėr tė shqyrtuar ēėshtjen. Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara do tė komunikojė atėherė kėtė propozim dhe tė gjitha tė dhėnat e paraqitura nga shtetet pale pėrkatės tė gjithė shteteve pale, duke ju kėrkuar tė tregojnė nėse pranojne mbajtjen e njė Asambleje tė jashtėzakonshme e shteteve pale pėr shqyrtimin e ēėshtjes. Nė rast se, nė njė afat prej 14 ditėsh pas kėtij komunikimi, tė paktėn njė e katėrta e Shteteve pale janė pėr njė Asamble tė jashtėzakonshme, Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara do tė thėrrasė kėtė Asamble tė jashtėzakonshme brenda njė afati tė ri prej 14 ditėsh. Numri mė i vogėl i anėtarėve i pranuar nė Asamble eshte kur shumica e Shteteve pale asistojnė aty.
- Asambleja e shteteve pale, ose Asambleja e jashtėzakonshme e shteteve pale, sipas rastit, do tė pėrcaktojė nė radhė tė parė nėse ėshtė e nevojshme tė shqyrtohet mė shumė ēėshtja, duke pasur parasysh tė gjitha tė dhėnat e paraqitura nga shtetet pale pėrkatės. Asambleja e shteteve pale, ose Asambleja e jashtėzakonshme e shteteve pale, do tė pėrpiqet tė marrė njė vendim me konsensus. Nėse, me tė gjitha kėto pėrpjekje, nuk arrihet asnjė marrėveshje, ēėshtja i kalohet zgjidhjes me votim dhe vendimi do tė merret me shumicėn e votave te shteteve pale tė pranishėm ne votim.
- Tė gjithė shtetet pale do tė bashkėpunojnė plotėsisht me Asamblenė e shteteve pale ose me Asamblenė e jashtėzakonshme tė shteteve pale pėr studimin e ēėshtjes duke pėrfshirė misione tė autorizuar tė grumbullimit tė fakteve nė pėrputhje me paragrafin.
- Nėse janė tė nevojshme, sqarime mė tė gjera, Asambleja e shteteve pale, ose Asambleja e jashtėzakonshme e shteteve pale, do tė autorizojė dėrgimin e njė misioni njohes faktesh dhe do tė vendosė mbi mandatin e tij me shumicėn e votave te shteteve pale tė pranishėm nė votim. Nė cdo kohe, shteti pale kėrkues mund tė ftojė mision njohes faktesh qė tė vijė nė territorin e tij. Ky mision nuk do tė jetė i autorizuar nga njė vendim i Asamblesė sė Shteteve pale apo i Asamblesė sė jashtėzakonshme tė Shteteve pale. Misioni, i pėrbėrė minimumi nga 9 ekspertė, tė pėrcaktuar dhe tė miratuar nė pėrputhje me paragrafėt 9 dhe 10, mund tė mbledhė informacione plotėsuese nė vend ose nė vende tė tjera tė lidhura drejtpėrsėdrejti nė rast tė njė mosrespektimi tė supozuar dhe duke qenė nėn juridiksionin apo kontrollin e shtetit pale kėrkues.
- Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara pregatit dhe miraton njė listė qė tregon, siē janė dhėnė nga shtetet pale, emrat dhe kombėsitė e ekspertėve tė kualifikuar si dhe ēdo lloj tė dhėne tjetėr tė pėrshtatshme pėr subjektin, dhe ia komunikon tė gjithė shteteve pale. Eksperti qė figuron nė listė do tė konsiderohet si i pėrcaktuar pėr tė gjitha misionet e grumbullimit tė fakteve, nė mos ndodhtė qė njė shtet pale tė kundėrshtojė me shkrim caktimin e tij. Eksperti i pamiratuar nuk do tė marrė pjesė nė asnjė mision grumbullimi faktesh ne territor apo ne ēdo lloj vendi tjetėr nėn juridiksionin apo kontrollin e shtetit pale qė ka kundėrshtuar caktimin e tij, pėr aq sa mospranimi i tij tė ketė qenė i njoftuar para caktimit tė tij si ekspert pėr njė mision tė tille.
- Me marrjen e kėrkesės nga ana e Asamblesė sė shteteve apo e Asamblesė sė jashtėzakonshme tė shteteve pale, Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara do tė pėrcaktojė, pas konsultimit me shtetin pale kėrkues, anėtarėt e misionit, pėrfshirė shefin e tij. Personat qe nuk jane tė shteteve pale qė kerkojne misione tė grumbullimit tė fakteve, dhe ata tė shteteve qė janė prekur drejtpėrsėdrejti, nuk mund tė caktohen si anėtarė tė misionit. Anėtarėt e misionit grumbullues tė fakteve do tė gėzojnė privilegjet dhe imunitetet e parashikuara nė nenin VI tė Konventės mbi privilegjet dhe imunitetet e Kombeve tė Bashkuara, tė miratuar mė 13 shkurt 1946.
- Pas njė paralajmėrimi tė paktėn prej 72 orėsh, anėtarėt e misionit tė fakteve do tė shkojnė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur nė territorin e shtetit kėrkues. Shteti pale kėrkues do tė marrė masat administrative tė nevojshme pėr tė pritur, transportuar dhe akomoduar misionin. Atij do t'i pėrkasė gjithashtu tė garantojė, nė masėn e gjithė mundėsisė sė tij, sigurinė e anėtarėve tė misionit pėr aq sa do tė jenė nė territorin nėn kontrollin e tij.
- Pa paragjykimin e sovranitetit tė shtetit pale kerkues, misioni i grumbullimit tė fakteve nuk mund tė sjellė nė territorin e shtetit pale kerkues veēse pajisjet qė do tė pėrdoren ekskluizivisht pėr mbledhjen e tė dhėnave nė rastin e mosrespektimit tė supozuar. Para ardhjes sė tij, misioni do tė informojė shtetin pale kerkues pėr pajisjet qė ai mendon tė pėrdorė gjatė punės sė tij.
- Shteti pale kėrkues nuk do tė bėjė asnjė pėrpjekje pėr t'u dhėnė anėtarėve tė misionit tė grumbullimit tė fakteve mundėsinė pėr tė biseduar me tė gjithė personat e aftė pėr tė dhėnė informacione mbi rastin e mosrespektimit tė hamendshėm.
- Shteti pale kėrkues do t'i akordojė misionit tė fakteve vajtjen nė tė gjitha zonat dhe nė tė gjitha vendqėndrimet nėn kontrollin e tij ku do tė ishte e mundur mbledhja e fakteve tė pėrligjura lidhur me rastin e mosrespektimit nė fjalė. Kjo vajtje do t'i detyrohet masave qė shteti pale kėrkues do tė gjykojė si tė nevojshme pėr:
- mbrojtjen e pajisjeve, informacioneve dhe e zonave tė ndjeshme;
- mbrojtjen e detyrimeve kushtetuese qė do tė mund t'i pėrkisnin shtetit pale kėrkues nė fushėn e sė drejtės sė pronėsisė, tė kėrkimeve dhe tė sekuestrimeve, dhe tė tė drejtave tė tjera kushtetuese; ose
- mbrojtjen fizike dhe sigurinė e anėtarėve tė misionit tė grumbullimit tė fakteve.
- Misioni i grumbullimit tė fakteve nuk mund tė qėndrojė nė territorin e shtetit pale pėrkatės mė shumė se 14 ditė, dhe nė njė qendėr tė veēantė, mė shumė se 7 ditė, nė mos qoftė vendosur ndryshe.
- Tė gjitha informacionet e dhėna si konfidenciale dhe jo tė lidhura me objektin e misionit tė grumbullimit tė fakteve do tė trajtohen nė mėnyrė konfidenciale.
- Misioni grumbullues i fakteve do tė komunikojė pėrfundimet e tij, nėpėrmjet Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, nė Asamblenė e shteteve ose ne Asamblenė e jashtėzakonshme tė shteteve pale.
- Asambleja e Shteteve pale, ose Asambleja e jashtėzakonshme e Shteteve pale, do tė analizojė tė gjitha tė dhėnat e pėrligjura, pikėrisht ne raportin e paraqitur nga misioni i grumbullimit tė fakteve, dhe do tė mund t'i kėrkojė shtetit pale kėrkues tė marrė masa pėr tė korrigjuar situatėn e mosrespektimit nė njė afat tė caktuar. Shteti pale kėrkues do tė bėjė njė raport mbi masat e marra nė pėrgjigje tė kėsaj kėrkese.
- Asambleja e shteteve, ose Asambleja e jashtėzakonshme e shteteve pale, mund t'u rekomandojė shteteve pale pėrkatės masat dhe mjetet qė lejojnė sqarimin edhe mė shumė tė ēėshtjes sė studiuar apo rregullimin e saj, si dhe hapjen e proēedurave tė nevojshme, nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare. Nė rast se mosrespektimi do tė ishte kryer nė rrethana per ti shpėtuar kontrollit tė shtetit pale kėrkues, Asambleja e shteteve pale, ose Asambleja e jashtėzakonshme e shteteve pale, do tė mund tė rekomandojė masa tė pėrshtatshme, pėrfshirė zbatimin e masave tė bashkėpunimit tė shenuara nė nenin 6.
- Asambleja e shteteve pale, ose Asambleja e jashtėzakonshme e shteteve pale, do tė pėrpiqet tė marrė vendimet pėr tė cilat flitet nė paragrafėt 18 dhe 19 me konsensus, ose nė mungesė, me shumicėn e dy tė tretave tė shteteve pale qė votuan.
Neni 9
Masat kombetare per zbatim
"Cdo Shtet Pale duhet te marre te gjitha masat ligjore dhe administrative te pershtatshmedhe masa tė tjera duke perfshire detyrimin e sanksioneve penale per te parandaluar dhe shtyp ēdo aktivitet te ndaluar te nje Shteti Pale sipas kesaj konvente te kryera nga personat ose ne territorin nen juridiksion ose kontroll te tij.
Neni 10
Zgjidhja e mosmarrėveshjeve
- Shtetet palė duhet te konsultohen dhe bashkepunojne me njeri tjetrin per te zgjidhur ndonje mosmarrėveshje qe mund te dale ne lidhje me zbatimin ose interpretimin e kesaj konvente. Cdo shtet pale mund te njoftoje ndonje mosmarrėveshje tė tille para takimit te shteteve palė.
- Takimi i shteteve palė mund te kontribuoje per zgjidhjen e mosmarrėveshjeve me mjetet me te pershtatshme duke perfshire ofrimin e ambjenteve te tij me te mira duke thirrur shtetet pale per te diskutuar rreth mosmarrėveshjes ne menyre qe te fillojne procedurat e zgjidhjes si dhe rekomandon kufi kohore per ndonje marreveshje.
- Ky akt eshte pa pasoja per kushtet e kesaj konvente ne lehtesimin dhe sqarimin e pajtimit.
Neni 11
Takimet e Shteteve Pale.
- Shtetet pale duhet te takohen rregullisht me qellim qe te marrin ne konsiderate ndonje ēeshtje ne lidhje me aplikimin ose zbatimin e kesaj Konvente duke perfshire:
- Veprimin dhe statusin e kesaj Konvente;
- Ceshtjet qe dalin nga raportet e paraqitura sipas kushteve te kesaj Konvent
- Bashkepunimin nderkombetar e asistencen ne perputhje me nenin 6;
- Zhvillimin e teknologjise per pastrimin e minave anti-njeri;
- Respektimin nga Shtetet Pale nė pėrputhje me nenin 8;
- Vendimet lidhur me respektimin nga Shtetet Pale siē ėshtė siguruar nė nenin 5;
- Takimi i pare i Shteteve Pale do te thirret nga Sekretari i Pergjithshėm i Kombeve tė Bashkuara brėnda njė viti mbas hyrjes nė fuqi tė kesaj Konvente. Takimet e mėvonėshme do tė thirren prej Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė bashkuara ēdo vit deri nė Konferencėn e parė tė rishqyrtimit.
- Sekretari i Pergjithshėm i Kombeve tė Bashkuara do tė thėrrasė asamblenė e jashtėzakonėshme tė Shteteve Palė, sipas kushteve tė vendosura nė nenin 8.
- Shtetet jo palė te kesaj Konvente, si dhe Kombet e Bashkuara, organizata ose institute perkatėse ndėrkombėtare, organizata rajonale, Komiteti Nderkombėtar i Kryqit tė Kuq dhe organizata jo qeveritare pėrkatėse mund tė ftohen tė marrin pjesė si vėzhgues nė kėto takime nė pėrputhje me Regullat e pranuara te Proēedurės.
Neni 12
Konferencat e Rishqyrtimit
- Konferenca e rishqyrtimit do tė thirret prej Sekretarit tė Pergjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara pesė vjet mbas hyrjes nė fuqi tė kesaj Konvente. Konferenca tė tjera tė Rishqyrtimit do tė thirren nga Sekretari i Pergjithshėm i Kombeve tė Bashkuara nėse kėrkohet prej njė ose mė shumė Shtete Pale, duke u siguruar se intervali ndėrmjet Konferencave tė Rishikimit nė asnjė rast nuk do tė jetė mė pak se pese vjet. Tė gjithė Shtetet Pale tė kėsaj Konvente do tė ftohen nė ēdo Konferencė rishqyrtimi.
- Qėllimi i Konferencės sė Rishqyrtimit do tė jetė:
- Tė rishikojė veprimin dhe satusin e kėsaj Konvente;
- Tė marrė nė konsideratė nevojat dhe intervali ndermjet Asamblesė sė Shteteve Palė referuar nė paragrafin 2 tė nenit 11;
- Tė marrė vendime mbi respektimin e Shteteve Palė sic parashikohet nė nenin 5;
- Te adoptojė, nėse ėshtė e nevojshme, nė raportin e tij final konkluzionet lidhur me zbatimin e kėsaj Konvente.
- Shtetet jo palė te kesaj Konvente, si dhe Kombet e Bashkuara, organizata ose institute perkatėse ndėrkombėtare, organizata rajonale, Komiteti Nderkombėtar i Kryqit tė Kuq dhe organizata jo qeveritare pėrkatėse mund tė ftohen tė marrin pjesė si vėzhgues nė kėto takime nė pėrputhje me Regullat e pranuara te Procedurės.
Neni 13
Amendamentet
- Pas hyrjes ne fuqi te kesaj Konvente, ēdo kohė dhe ēdo Shtet Palė mund tė propozojė amendamente tė kėsaj Konvente. Cdo propozim pėe njė amendament duhet ti njoftohet Depozituesit, qe do ta qarkullojė tek tė gjithė Shtetet Pale dhe duhet tė kėrkojė mendim nėse njė Konferencė amendamentesh duhet tė thirret pčėr tė shqyrtuar propozimin. Nėse shumica e Shteteve Palė njofton Depozituesin jo mė vonė se 30 ditė mbas qarkullimit tė tij dhe mbėshtesin tė propozimit, Depozituesi duhet tė thėrrasė nje Konferencė amendamenti ku tė gjitha Shtetet Palė duhet tė ftohen.
- Shtetet jo palė te kesaj Konvente, si dhe Kombet e Bashkuara, organizata ose nstitute perkatėse ndėrkombėtare, organizata rajonale, Komiteti Nderkombėtar i Kryqit tė Kuq dhe organizata jo qeveritare pėrkatėse mund tė ftohen tė marrin pjesė si vėzhgues nė kėto takime nė pėrputhje me Regullat e pranuara te Procedurės.
- Konferenca e Amendamentit duhet tė mbahet menjėherė nė vazhdim tė Asamblesė sė Shteteve Palė ose Konferences sė Rishikimit perveēse nė rast se Shtetet palė kėrkojnė tė mbahet mė shpejt.
- Cdo amendament i kesaj Konvente duhet tė adoptohet prej shumicės sė dy tė tretave tė Shteteve Pale prezent dhe votimit tė Konferencės sė Amendamentit. Depozituesi duhet tė komunikojė cdo amendament tė adoptuar si tė tillė Shteteve Pale.
- Amendamenti i kėsaj Konvente hyn nė fuqi pėr tė gjitha Shtetet Palė tė kėsaj konvente tė cilat e kanė pranuar, pas depozitės tek depozituesi te instrumenteve tė pranimit te Shteteve Palė. Paskėtaj hyn nė fuqi pėr ēdo Shtet Palė tė mbetur nė datėn e depozitimit tė instrumentit tė tij tė pranimit.
Neni 14
Shpenzimet.
- Shpenzimet e te gjitha llojeve te Asambleve tė Shteteve Palė, Asambletė e jashtėzakonėshme tė Shteteve Palė, Konferencave tė Rishqyrtimit dhe Konferencave tė Amendamentit do te perballohen nga Shtetet Palė tė kesaj Konvente dhe Shtetet jo palė qė marin pjesė ne perputhje me shkallen e vleresimit me te pershtatshem te Kombeve te Bashkuara.
- Shpenzimet e marra pėrsipėr prej Sekretarit tė pėrgjithshėm tė kombeve tė Bashkuara tė sipas nenit 7 dhe 8 dhe shpenzimet e ēdo misioni tė gjetjes sė faktit do te perballohen nga Shtetet Palė ne perputhje me shkallen e vleresimit me te pershtatshem te Kombeve te Bashkuara.
Neni 15
Nenshkrimi
Kjo marreveshje, e hartuar ne Oslo, Norvegji, me 18 Shtator 1997, do te jete e hapur per nenshkrim ne Otava, Kanada, pėr te gjitha Shtetet mė 3 dhjetor 1997 deri mė 4 dhjetor 1997, dhe ne Seline Qendrore te Kombeve te Bashkuara ne Nju York nga 5 dhjetor 1997 deri ne hyrjen ne fuqi te saj.
Neni 16
Ratifikimi, pranimi, miratimi ose pėlqimi.
- Kjo Konventė ėshtė subjekt per ratifikim, pranim ose miratim per nenshkruesit.
- Ajo do te jete e hapur per pranim nga Shtete qe nuk e kane nenshkruar Konventėn.
- Instrumentat e ratifikimit, pranimit, aprovimit ose pėlqimit do te jene te depozituara tek Depozituesi.
Neni 17
Hyrja ne fuqi.
- Kjo Konventė hyn ne fuqi ne diten e pare te muajit te gjashte pas muajit nė tė cilin 40 instrumenta tė ratifikimit, pranimit, miratimit ose pėlqimit janė depozituar.
- Per ēdo Shtet i cili depoziton instrumentin e tij tė ratifikimit, pranimit, miratimit ose pėlqimit mbas datės sė depozitimit te 40 instrumentave tė ratifikimit, pranimit, miratimit ose pėlqimit, kjo Konventė hyn nė fuqi nė ditėn e parė tė muajit tė gjashtė mbas datės qė Shteti ka depozituar instrumentin e tij tė ratifikimit, pranimit, miratimit ose pėlqimit.
Neni 18
Aplikimi i perkohshem.
Ēdo Shtet Pale mundet qe ne kohen e ratifikimit, pranimit, aprovimit ose pėlqimit, te deklaroje qe ai do te zbatoje perkohesisht paragrafin 1 te nenit 1 te kesaj Konvente duke lenė pezull hyrjen ne fuqi te saj.
Neni 19
Rezervimet.
Nenet e kesaj Konvente nuk do te jene subjekt per rezervime.
Neni 20
Kohezgjatja dhe terheqja.
- Kjo marreveshje do te jete me kohezgjatje te pakufizuar.
- Cdo Shtet Pale duke ushtruar sovranitetin e tij kombėtar, ka te drejte te terhiqet nga kjo Konventė. Ai duhet te jape shpejgimet e nje terheqjeje te tille tek te gjithe Shtetet Pale, tek Depozituesi dhe ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Tėrheqja e njė instrumenti tė tillė duhet te perfshijne nje spjegim te plote te aresyeve qe e shtyjne ne kete terheqje.
- Terheqje e tillė do te kete efekt vetem gjashtė muaj pas marrjes se instrumentave tė terheqjes nga Depozituesi. Neqoftese brenda kesaj periudhe prej gjashtė muajsh Shteti Palė i tėrhequr eshte i pėrfshirė nė njė konflikt tė armatosur, tėrheqja nuk ka efekt pėrpara mbarimit tė konfliktit tė armatosur
- Terheqja e nje Shteti Pale nga kjo Konventė nuk do tė ndikojė ne detyren e Shteteve per te vazhduar permbushjen e detyrimeve te pranuara sipas rregullave perkatese te ligjeve nderkombetare.
Neni 21
Sekretari.
Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara eshte i caktuar si Depozitues i kesaj Konvente.
Neni 22
Teksti i mirefillte
Origjinali i kesaj Konvente qė nė gjuhet Arabisht, Kineze, Anglisht, Frengjisht, Rusisht dhe Spanjisht tekstet jane ne mėnyrė tė barabartė autentike,do te jene te depozituara tek Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara.










